Dy aksidente janë shënuar në pak minuta në qytetin e Tiranës.
Policia njofton se në rrugën “Jordan Misja” një automjet ka përplasur një këmbësor i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Një tjetër aksident është shënuar në rrugën e “Elbasanit”, ku një automjet ka goditur një biçiklist, i cili gjithashtu ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Tirane/Informacione paraprake
Më datë 19.06.2020, rreth orës 12:35, në rrugën “Jordan Misja”, mjeti me drejtues shtetasin E.S., ka aksidentuar këmbësorin K.Z., i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Më datë 19.06.2020, rreth ores 12:50, në rrugën e “Elbasanit”, mjeti me drejtues A.M., ka aksidentuar biçiklistin G.T, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policise ndodhen ne vendngjarje dhe vijon puna per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.
Top Channel