Komisioni Venecias miratoi dhe publikoi opinionin final për ligjin e medias njohur si ligji për portalet online.
Në opinion thuhet se qeveria duhet ta specifikojë më mirë nocionin “publikime elektronike” pasi është shume e gjerë e si i tillë krijon probleme në aplikimin e ligjit dhe krijon paqartësi nëse këtu përfshihen edhe blogjet, njerëzit me faqe personale ne rrjetet sociale. Venecia i rekomandon qeverisë të përfshijë në ligj krijimin e një liste nga ku do të përjashtohen kategoritë e sipërpërmendura.
Në këtë ligj AMA kthehet në një institucion me kompetenca të shtuara për të cilat në opinion Venecia kërkon te bëhet kujdes.
Kompozimi i AMA-s dhe Këshillit të Ankesave që zgjidhet nga AMA në bazë të rregullave që vendos po AMA mund të ngrejë shqetësime serioze në pavarësinë e këtyre dy organeve. Çdo shtim I fuqisë vepruese të AMA dhe Këshillit të Ankesave siç propozohet në ligj, duhet të shoqërohet me masa të forta mbikëqyrje. Është e nevojshme që këto dy organe të kenë kompozim pluralist dhe të jenë të pavarura nga partitë politike apo biznesi mediave për të punuar me profesionalizëm.
Komisioni Venecias mbërrin në përfundimin se në interes të lirisë së shprehjes në Shqipëri, i ligji propozuar nga qeveria bashkë me amendamentet nuk është gati për tu vëne në zbatim në këtë formë që janë tani.
Problemet në media identifikuar nga autoritet shqiptare janë serioze. Disa justifikojnë ndëshkime të sanksionuara në ligj për të luftuar abuzuesit në mediat online. Kjo duhet të bëhet nga një trupë e pavarur dhe profesionale. Komisioni i Venecias do ta mirëpriste një reformë të thellë tek AMA për të forcuar pavarësinë dhe profesonializmin gjë e cila do të ishte një sfidë për politikën, në një kohë kur ne mendojmë se kompetencat e AMA nuk duhet të shtrihen në median online për aq kohë sa nuk e ka të fortë pavarësinë dhe profesionalizmin. Ligji aktual me amendamentet nëse nuk pëson ndryshime të thella do të prodhojë më shumë dëme se sa të mira për median në Shqipëri e në mënyrë të posaçme për portalet online.
Përballë kësaj situate Komisioni Venecias rekomandon ngritjen e një organi të pavarur vetërregullues me të gjithë aktorët e komunitetit të medias për të mundësuar një sistem llogaridhënie nga media online, përmes vetë rregullimit. Nga ana tjetër është me rëndësi efektiviteti ligjeve ekzistuese në veçanti atyre kundra shpifjes, gjuhës së urrejtjes përmes publikimeve online.
Ne reagimin e tij kryeministri Edi Rama thotë:”Mirënjohje Komisionit të Venecias për Opinionin mbi “Antishpifjen”!Tani pa humbur kohë të adresojmë në Kuvend sugjerimet e vyera dhe të garantojmë me ligj të drejtën e çdo njeriu për t’u mbrojtur nga Shpifja, si dhe detyrimin e çdo portali për t’u identifikuar si subjekt i ligjit”.
Top Channel