Tashmë vendi ynë numëron 42 viktima nga covid-19.
Pak më parë Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha se ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 69 vjeçar nga Kruja me leukozë akute.
“Pavarësisht mjekimit intensiv prej 10 ditësh dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit”, njoftoi ajo.
Prej ditësh tashmë, përveç numri të lartë të rasteve, janë regjistruar dhe 4 viktima në 48 orë.
Ditën e djeshme ministria raportoi për 3 pacientë që ndërruan jetë nga covid-19:
Një pacient 67-vjeçar nga Tirana ndërroi jetë në spitalin infektiv, i prekur nga COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Pas një rëndimi të papritur, 67-vjeçari nuk arriti të mbijetojë nga disfunksioni kardio-respirator, pavarësisht terapisë intensive medikamentoze dhe ventilimit mekanik. 67-vjeçari vuante nga diabeti, fibrilacion atrial, hipertension dhe alzheimer.
Më herët, po në spitalin infektiv ndërroi jetë nga COVID-19 një paciente 73-vjeçare nga Shkodra, e cila vuante nga hipertensioni, e shtruar prej disa ditësh në terapi intensive në gjendje të rëndë.
Po ashtu ka ndërruar jetë një pacient 67 vjeç nga Shkodra i konfirmuar pozitiv me Covid19, i cili vuante nga Insuficienca kardiake dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Pas disa ditëve në terapi intensive, i intubuar, 67 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë
Top Channel