Zef Mazi: Me Metën njihem, do ta takoj këto ditë! Opozitën do ta dëgjoj

18/06/2020 13:33

Kryenegociatori Zef Mazi në një konferencë për media tha se është gati dhe do të kërkojë që të takojë Presidentin Ilir Meta në ditët në vijim.

“Me presidentin njihem, e kam pasur kryeministër dhe ministër të jashtëm dhe e vlerësoj cfarë ka thënë për mua”, shprehet ai.

Mazi: Unë e fillova këtë punë në distancë, pasi pas COVID-it nuk kishte mundësi lëvizje, dje ishte dita ime e parë e punës në zyrë. Me presidentin njihem, e kam pasur kryeministër dhe ministër të jashtëm dhe e vlerësoj cfarë ka thënë për mua.

Bashkëpunimi me presidentin do të jetë konstant është pjesë e institucioneve kryesore që drejtojnë vendin. Brenda 24 orëve nuk kam pasur mundësi të kontaktoj dhe të kërkoj takim me presidentin, por mund të bëhet nesër apo në vijim. Sa i përket 14 pikave që ka shtruar presidenti, detyra ime nuk është të komentoj por të zbatoj mandatin si kryenegociator” tha ai.

Po ashtu ai tha se do të dëgjojë edhe opozitën. “Opozitën do ta dëgjoj, objektivi është i njëjtë, kryetari i PD-së e ka deklaruar, qëllimi është i njëjtë, integrimi në BE. Do i kërkoj mbështetemi në këtë proces është për të mirën e tij” tha ai

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA