Miliona njerëz në Pekin janë rikthyer nën kufizime të reja ndërsa rritja e rasteve të koronavirusit vazhdon të rritet. Qyteti raportoi 31 raste të reja të mërkurën duke e çuar totalin në 137 javën e kaluar. Para rritjes së fundit, kryeqyteti kinez kishte kaluar 57 ditë pa raste të brendshme të koronavirusit.
Pandemia besohet se ka filluar në një treg ushqimesh që furnizon 80 për qind të mishit dhe perimeve në qytet. Të paktën 27 lagje janë klasifikuar në rrezik mesatar dhe një, afër tregut, në rrezik të lartë. Njerëzit në zonat me rrezik mesatar ose të lartë, nuk mund të largohen nga qyteti. Njerëzit në zonat me rrezik të ulët mund të largohen por duhet të rezultojnë më parë negativë.
Sidoqoftë, bërja e një testi po rezulton e vështirë. Në tre stacione testimi iu tha BBC se nuk kishte teste të disponueshme deri në korrik. Radhë të gjata shiheshin jashtë qendrave të tjera. Më shumë se 1200 fluturime për në dhe nga Pekini janë anuluar dhe shërbimet hekurudhore janë reduktuar deri në 9 korrik. Shkollat fillore, të mesme dhe kolegjet janë pezulluar.
Ekipet sportive nuk mund të luajnë ndeshje dhe pishinat dhe palestrat janë mbyllur. Sidoqoftë, rrugët janë hapur dhe kompanitë e fabrikat mund të punojnë. Qyteti tani është në gjendjen e gadishmërisë së nivelit të dytë.
Top Channel