Blogerja shqiptare njëherësh gruaja e këngëtarit të njohur, Blero Muharremi, Afrona Dika tashmë prej vitesh jeton në Zvicër.
Duke qenë se pandemia e coronavirusit prej muajsh ka pushtuar botën përfshirë këtu edhe Kosovën, modelja ka bërë të ditur se prej katër muaj nuk është parë me bashkëshortin e saj, pasi Blero ka qenë i vetë-izoluar në shtëpinë e tij në Prishtinë.
Krahas kësaj, Dika së fundmi ka bërë një postim emocional për burrin e saj, duke thënë se po i mungon mjaft shumë.
“Më mungon çdo ditë e më shumë. Mungesa jote është aq e madhe saqë nuk e di se si ta shpjegojë me fjalë. Dashuria e fortë na ka dhënë forcë të mbijetojmë çdo sfidë në martesën dhe lidhjen tonë”. “Janë bërë katër muaj që nuk jemi parë dhe më mungon çdo ditë e më shumë. Sikur të rilindja do të të bëja të njëjtën zgjidhje të martohesha me ty dhe të ndaja jetën me ty. Të dua”, ka shkruar mes tjerash ajo.
Afrona dhe Blero përndryshe u martuan në shtator të vitit që lamë pas në një ceremoni përrallore në Shëngjin.
Kjo ishte martesa e dytë e artistit Muharremi, ndërsa e para për blogeren Dika.
Top Channel