“Marrëveshja e detit me Greqinë u prish nga Turqia”, Rama: ‘Kazan’ s’ka vetëm Shqipëria

18/06/2020 13:48

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një koment në lidhje me një artikull të gazetës “Haberturk”, ku thuhej se pala turke kishte ndikuar në prishjen e marrëveshjes së 2009-ës mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen detare.

Rama: Në mos gabohem, fjala kazan vjen nga turqishtja. Po, nga turqishtja! Kështu që kazani nuk është ekskluzivisht shqiptar. Kazani nuk ka vetëm në Shqipëri, por dhe në Turqi. Kazan ka dhe në Greqi. Në një kazan në Greqi flitej për një marrëveshje të fshehtë për t’i falur Turqisë Pashalimanin me synimin që të bënim një agresion natën ndërkohë që Greqia ishte gjumë. Kishte dhe një kazan në Angli që thoshte që në një restorant në Shqipëri hahej mish ariu. E patë? Arinjtë nuk janë për shitje, por i kemi në proces dialogu. Dakord?! Faleminderit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA