Prokuroria Franceze kërkon një dënim me 4 vjet burg dhe me 500 mijë euro gjobë për Lamine Diack, ish presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Atletikës ndaj të cilit ka nisur procesi gjyqësor për korrupsion, pastrim parash dhe shkelje të besimit.
Sipas prokurorëve, Diack tashmë 87 vjec që e drejtoi organizmin më të lartë të Atletikës në botë për rreth 16 vjet, në mënyrë direkte apo indirekte u ka kërkuar 3.45 milionë Euro atletëve të dyshuar për doping nga IAAF me këta të fundit që kanë paguar për të pastruar emrin e tyre me qëllim që rë vazhdonin të merrnin pjesë në kompeticione të ndryshme.
Mësohet se të përfshirë në këtë histori janë rreth 24 atletë rusë mes të cilëve edhe garuesja e maratonave Liliya Shobukhova e cila dëshmoi për dhënien e 450 mijë Eurove. Në procesin gjyqësor ndaj Diack morën pjesë edhe një avokat përfaqësues i Agjencisë Botërorë Antidoping dhe një një palë civile
sipas prokurorit Francois-Xavier Dulin, Diack kishte përfitimet e tij me ngadalësimin e procesit të pezullimeve ndaj atletëve rus. Ndërkaq, Lamine Diack, ka nënshkruar edhe një marrëveshje për të paguar djalin e tij Papa Massata Diack 1200 dollarë në ditë për shpenzimet e konsultave të punës duke negociuar dhjetëra milionë Dollarë në kontratat e sponsorizimit për Federatën Ndërkombëtare të Atletikës.
Top Channel