Nuk frenon epidemia në Maqedoninë e Veriut; vendi fqinj ka regjistruar 6 vdekje dhe 182 raste të tjera gjatë 24 orëve të fundit. Viktimat janë dy nga Shkupi, dy nga Kumanova dhe dy nga Tetova.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga Covid-19 atje ka mbërritur në 216. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, momentalisht rreth 330 pacientë pozitivë me koronavirus, janë të shtruar në të gjitha institucionet e shëndetit publik në vend.

“Vatra më e madhe janë disa vendbanime të Shkupit. Po punohet intensivisht për të identifikuar kontaktet, por mjekët-epidemiologë janë përballur me pengesat e zakonshme, pasi ka njerëz që nuk tregojnë kontaktet apo fshehin simptomat. Të gjitha qytetet dhe rajonet e tjera, përveç Shkupit dhe pjesërisht Tetovës, janë të qëndrueshme”, theksohet në njoftimin e Ministrisë.

Aktualisht, bilanci I jetëve të humbura nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut ka mbërritur në 216, ndërsa gjithsej, janë diagnostikuar me koronavirus më shumë se 4.600 vetë. Gjysma e tyre, janë ende aktivë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA