Zëdhënësi i AK-së: Grekët duhet të mësojmë se si flitet me Turqinë

17/06/2020 08:05

Omer Çelik, zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) tha se autoritetet greke duhet të mësojnë se si flitet me një shtet të madh si Turqia.

Z. Çelik bëri deklarata lidhur me agjendën e mbledhjes së djeshme të Këshillit Qendror Vendimmarrës dhe Ekzekutiv të partisë.

Duke kritikuar qëndrimet e Greqisë dhe Qipros greke lidhur me zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe Egje, zëdhënësi Çelik tha: Sabotimin e vazhdueshëm të Greqisë dhe Qipros greke në Egje dhe Mesdheun Lindor, në një kohë ne po ofrojmë qartë garancinë tonë për paqen në këtë rajon, ne e shikojmë si “sjellje fëminore”.

Në një deklaratë për konsum të brendshëm një ministër në Greqi ka folur për kinse “luftë (me Turqinë”, për një operacion ushtarak” (kundër Turqisë),- u shpreh Çelik dhe shtoi: “Ministri grek i Mbrojtjes apo të tjerët duhet të mësojmë fillimisht se si duhet folur me një gjuhë të arsyeshme. Ata duhet të mësojnë se si duhet folur me një shtet të madh si Turqia. Nëse ne i marrim seriozisht dhe u kthejmë përgjigje me të njëjtën monedhë, atëherë kjo do të shkaktonte tensione të mëdha”. /TRT

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA