Rekord ‘i zi’ infektimesh me Covid-19 në Brazil, për 24 orë preken rreth 35 mijë persona

17/06/2020 09:10

Brazili ka regjistruar një rekord infektimesh me koroanvirus, ku gjatë 24-orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv, 34.918 raste. Ndërkohë në të njëjtën ditë një zyrtar i lartë i qeverisë tha se shpërthimi i infektimeve ishte nën kontroll.

Nga ana tjetër OBSH ka mirëpritur si “lajm të shkëlqyeshëm” gjetjet e një studimi të Universitetit të Oksfordit, të cilët zbuluan deksametazon, një steroid  dhe pritet të ndihmoi në shpëtimin e jetës së njerëzve me COVID-19  të rënda.

Më shumë se 8.1 milion njerëz janë konfirmuar që kanë koronavirus në të gjithë botën. Gati katër milion janë shëruar, ndërsa afrohen 444,000 kanë vdekur, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins. SHBA ka më shumë raste dhe vdekje, e ndjekur nga Brazili.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA