Këshilli Politik i reformës zgjedhore nuk mundi ta avancoj më tej draftin final të kodit të ri zgjedhor ku pritet të sanksionohen të gjitha modalitetet e tenderit në realizimin e identifikimit elektronik. Këshilli vendosi të presë një opinion nga Agjencia e Prokurimeve Publike.
Kompozimi i KQZ së re është shumëdebatuar në këshill madje nuk munguan akuzat e ndërsjellta që vënë në pikpyetje dakortësinë e mëtejshme. Rudina Hajdari e braktisi mbledhjen me arguentin se nuk mund të qëndronte me orë të tëra e diskutuar për tenderin e identifikikit elektronik.
Këshillit politik do t’i duhen edhe disa mbledhje të tjera deri në përfundim e draftit final të kodit zgjedhor që do ti dërgohet më pas për diskutim dhe votim parlamentit.
Top Channel