13/10 12:13
Mediat Britanike kanë publikuar se në një lokal në Shqipëri, përfshihen në menu mish ariu. Mirëpo i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, pronari i lokalit në fjalë tha se kjo gjë nuk është e vërtetë.
Ai pretendon se menuja e tij nuk ka qenë asnjëherë ajo e publikuar, por ka një menu të larmishme me peshq të llojeve të ndryshme. Ndërsa pranoi se para 10 vitesh në lokalin e tij kanë shërbyer, lepuj të egër, derra të egër dhe rosa të egra.
Por shtoi se që kur gjahu është shpallur ilegal në vendin tonë, ai nuk i ka përfshirë më në menu.
Top Channel