Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur sot për formatin që do të aplikohet për të çuar deri në fund sezonin 2019-2020 të Champions dhe Europa Leagues.

Kështu është miratuar formati i publikuar edhe më herët nga mediat europiane, pra i një “Final 8”, me çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen, që do të luhen me ndeshje teke, të gjitha në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë, ku ofrohen dy stadiume një një distancë shumë të afërt nga njëri-tjetri.

Data e finales është përcaktuar që të jetë 23 gushti, ndërsa detajet e tjera të sfidave pritet të zbulohen gjatë një konference për shtyp pasditen e sotme, por gjasat janë që gjithçka të fillojë rreth datës 7 gusht me ndeshjet e prapambetura të fazës së 1/8-ave.

Edhe sa i përket Europa Leagues, është vendosur që “Final 8” të zhvillohet në gjermani, në 4 qytete të ndryshme, pranë njëri-tjetrit, ndërsa përballjet Inter-Getafe dhe Roma-Sevilla do të zhvillohen gjithashtu me ndeshje teke në fushë asnjanëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA