Laboratori ankohet për testet: E pamundur të përballojmë kërkesat në rritje

17/06/2020 15:34

Me fillimin e fluturimeve drejt Greqisë dhe Turqisë apo së shpejti dhe drejt vendeve të BE janë rritur kërkesat e qytetarëve të cilët kërkojnë të bëjnë testin e Covid-19 për efekt dokumentacioni pas ua kërkojnë në destinacionet ku ata duan të shkojnë.

Ndërkohë që nga ana tjetër janë të shumtë ata që duan të bëjnë për të qenë të qetë nëse e kanë kaluar apo jo Covid-19 për shkak se mund të kenë pasur kontakt me një person të prekur më herët. Por ndonëse dikush e ka të thjeshtë për të larguar stresin, pala tjetër e ka të domosdoshme një dokument të tillë.

Burime për Top Channel në ISHP thonë se ka çdo ditë qytetarë që vijnë për këtë qëllim por që nuk arrijnë të marirn këtë dokument pasi tampon kryhet vetëm sipas gjurmimit epidemiologjik. Nga ana tjetër laboratorët private të cilët e kanë mundësuar këtë analizë nuk lejohet ta kryejnë pasi në Shqipëri kjo analizë njihet vetëm nëse kryhet në Laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik. Ky ishe një vendim i hershëm i MSH që analiza për Covid nëpërmjet tamponit të kryhej vetëm në laboratorin e ISHP dhe analiza serologjike që kryhet nëpërmjet gjakut të kryhej vetëm në laboratorin e mikrobiologjisë në QSUT.

Por kjo ka privuar të drejtën e shumë qytetarëve dhe nga ana tjetër ka rikrijuar problem edhe në ISHP. Top Channel ka siguruar një letër ku drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik I drejtohet Ministrisë së Shëndetit duke i kërkuar të mundësohet kryerja e analizës ndaj Covid dhe në laboratore jashtë ISHP për shkak të ngarkesës që ka atje.

Top Channel