Të martën në mbrëmje, policia e Barit, gjatë kontrolleve të bëra në momentin e nisjes së pasagjerëve në port, ka zbuluar në një makinë, trupin e pajetë të një personi. Në makinë, ishin dy qytetarë kosovarë, që po udhëtonin drejt vendit të tyre.
Trupi i pajetë, ishte mbështjellë me një batanije dhe ishte sistemuar në një kuti. Nga verifikimet e bëra, u zbulua se personi i pajetë kishte vdekur për shkaqe natyrale dhe se dy transportuesit donin ta dërgonin në atdhe për ta varrosur atje por duke evituar rregullat e detyrueshme në raste të tilla.
Pasi u konstatua shkelja, dy pasagjerët i janë nënshtruar një sanksioni administrativ. Autoritetet gjyqësore dhe mjeku ligjor u njoftuan menjëherë dhe vendosën dërgimin e trupit të pajetë në morg. Sipas mediave italiane, dy shtetasit kosovarë, ishin ngarkuar me misionin nga një agjenci funerale.
Top Channel