FOTO/ Mendoi se ishte e hapur, gruaja përplaset me derën dhe ndërron jetë

17/06/2020 22:25

Një grua në Indi ka humbur jetën pasi është përplasur aksidentalisht me derën e xhamtë të një banke. Kamerat e sigurisë së bankës, kanë fiksuar momentin kur 46-vjeçarja Beena Juju Paul, 46-vjeçe,  ndodhet brenda ambienteve të brendshme të bankës në qytetin Baroda të Indisë.

Gruaja fillimisht ishte larguar nga banka, por është rikthyer sërish kur ka kuptuar se kishte harruar çelësat e motorit brenda saj. Sipas dëshmitarëve ajo nuk e kishte kuptuar që dyert janë të mbyllura dhe si pasojë përplaset fuqishëm në derën e xhamtë.

Pa kaluar shumë sekonda ajo u mbulua në gjak si pasojë e plagëve të marra. Edhe pse ajo u dërgua me urgjencë në spitalin më të afërt, raportohet se nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA