FOTO/ Fitoi betejën 7 javore me kancerin, momenti kur vogëlushi katër vjeçar takohet me familjen

17/06/2020 17:06

Një djalë katër vjeçar në Britaninë e Madhe dhe babai i tij më në fund janë ribashkuar me pjesën tjetër të familjes, pasi vogëlushi iu nënshtrua prej një muaji e gjysmë trajtimeve për të kuruar kancerin e rrallë që mbarte në trup. James Stephenson, 32 vjeçe qëndroi me të birin e quajtur Oliver gjatë gjithë kësaj kohe në spital. Ndërkohë nëna e vogëlushit Laura dhe vëllai i tij Alifie nuk mund t’i vizitonin ata për shkak të koronavirusit. Oliver ishte diagnostikuar me “Neurovlastoma” një formë e rrallë e kancerit që buron në qelizat nervore.

Pritja e vogëlushit në shtëpi ishte shumë e ëmbël. Komshinjtë dhe familja u pajisën me banderola në duar për t’i bërë një pritje madhështore.

“Ai u fut në krahët e mi dhe të dy shpërthyem në lot. Mezi e prisja këtë ritakim. Më kishte munguar pafundësisht vogëlushi im”, u shpreh Laura.

Më tej ajo shtoi:

“Ai është vetëm katër vjeç dhe të jetonte kaq gjatë pa mua ishte hera e parë për të.  Kur komunikonim me anë të platformave online dhe shiheshim me video, djali dukej shumë i dobësuar, i zbehur. Por tani fatmirësisht është mirë dhe po rikuperohet gradualisht”.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA