Dortmundi “shpëton” Mainzin, Dusseldorfi i merr pikë Leipzigut

17/06/2020 23:07

Borussia e Dortmundit shërben si varkë shpëtimi për Mainzin. Verdhezinjtë humbën 0-2 në “Singal Iduna Park” përballë këtij kundërshtari, rezultat që praktikisht mban në Bundesligë ekipin e drejtuar nga Beierlorzer. Golat në këtë sfidë u shënuan nga Burkardt (33’) dhe Mateta. Me 34 pikë në renditje, pesë më shumë se Dusseldorfi dhe +6 nga Werderi, Mainzi praktikisht e ka siguruar mbijetesën.

Dusseldorfi mori një pikë me shumë vlerë në fushën e Leipzigut, ku barazoi 2-2. Për vendësit shënuar Werner dhe Kampl, por miqtë reaguan në fund të sfidës me finalizimet e dyshes Skrzybski-Hofmann.

Rikthehet në vendin e katërt, që i siguron pjesëmarrjen në Champions, Bayer Levekuseni, që iu imponua 3-1 Këlnit, ndërsa Augsburg u mposht 1-3 nga Hoffenheimi.

Eintracht Frankfurt – Schalke 2-1

Augsburg – Hoffenheim 1-3

Bayer Leverkusen – FC Koln 3-1

Dortmund – Mainz 0-2

RB Leipzig – Dusseldorf 2-2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA