​Kampionati në rrezik, gjyqtari i infektuar ishte i deleguar në ndeshjen e Superligës

17/06/2020 22:55

Pak minuta më parë, gjyqtari i Superligës së Kosovës, Ilir Mehmeti ka konfirmuar që është infektuar me Covid-19.

Ai këtë e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, duke shkruar se nuk ka ndonjë simptomë, por ka rezultuar pozitiv, shkruan KosovaPress.

Mehmeti ka qenë i deleguar në ndeshjen e zhvilluar në kryeqytet, ndërmjet Prishtinës dhe Ferizajt. Kjo e vë në rrezik vazhdimin e kampionatit, pasi që gjatë këtij takimi si gjyqtar i katërt ka pasur kontakte me lojtarët e të dyja skuadrave.

Eroll Salihu javë më parë për KosovaPress ka deklaruar se nëse një lojtar ose gjyqtar apo dikush nga stafi i skuadrave del me koronavirus, kampionati vihet në rrezik, por deri më tash nuk ka ndonjë vendim të prerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA