Vendimi/ Veliaj fiton gjyqin ndaj Tabakut, reagon Rama: Shpif e gënjen njësoj si shokët, prioriteti nr. 1 i PD-së, një varg gjyqesh vazhdojnë
16/06/2020 15:25
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shpallur fajtore nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për akuzën e shpifjes ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Pas kësaj vjen reagimi i kryeministrit Rama, ku përmes një statusi në tëitter shkruan:
“Shpif e gënjen njësoj si shokët, besnikërisht ndaj prioritetit nr.1 të programit të PD: SHPIF SHPIF SE DIÇKA MBETET! Ju informoj se një varg gjyqesh vazhdojnë në adresë të asaj shoqate shpifësish,që në gjykatë s’kanë kurrë prova po veç kërkesa për shtyrje! Bashkëngjitur vendimi:
Top Channel