Poloni/ Dyshime se është ndaluar Martin Bleta, pritet verifikimi
16/06/2020 12:33
Martin Bleta apo Gentian Bleta dyshohet se është ndaluar në Poloni për rrëmbimin e Jan Prengës.
Ky shtetas është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Shtetit.
Ndërkohë Interpol Tirana ende nuk është njoftuar për të bërë verifikimet sipas procedurave nëse është ky personi i dyshuar që është ndaluar sot për verifikim apo jo.
Burime nga policia bëjnë me dije se nuk janë të sigurt nëse bëhet fjalë për të apo jo, dhe janë në pritje të konfirmimit të identitetit.
Kujtojmë se Pengu u rrëmbye në Kamëz në rrugën “Londën” gjatë drekës së 17 janarit. Besohet se shkak për këtë është bërë konfliktet për drogën që vëllai i Jan Prengës kishte në Angli me grupin kriminal që kishin lidhje edhe Hajrajt.
Vijon…
Top Channel