Ndarja e çmimeve Oscar shtyhet për prill të 2021-ës

16/06/2020 10:01

Akademia e Shkencave dhe Arteve në Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar se ka shtyrë ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, për 25 prill të vitit të ardhshëm, nga 28 shkurti kur ishin bërë planifikimet fillestare.

Pandemia me koronavirus ka mbyllur shumë teatro në gjithë botën, si dhe ka ndalur prodhimin e filmave të rinj.

Kjo Akademi ka shtyrë edhe datën e afatit të fundit të dërgimit të filmave që mund të garojnë për këto çmime, nga 31 dhjetori i këtij viti, në 28 shkurt të 2021-ës.

“Shpresa jonë, për shtyrjen e afatit të aplikimit, është që t’iu ofrojmë fleksibilitet regjisorëve në përfundimin e filmave të tyre, pa i ndëshkuar për diçka që është jashtë kontrollit të secilit”, ka thënë presidenti i Akademisë, David Rubin dhe shefja ekzekutvive, Dawn Hudson.

Ndalja e incizimit të filmave, ka shtyrë shumë regjistorë që të pezullojnë planet për publikim të projekteve të tyre këtë vit.

Kjo është vetëm hera e katërt, në historinë 93-vjeçare të ndarjes së këtyre çmimeve, që data e ceremonisë është ndryshuar; më 1938, për shkak të vërshimeve në Llos Angjelles, më 1968, për shkak të vrasjes së liderit për të drejtat civile, Martin Luther King Jr., dhe më 1981, pas tentim-vrasjes së presidentit të atëhershëm amerikan, Ronald Regan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA