10 të sëmurë me Kovid janë në gjendje të rëndë dhe dy të tjerë po luftojnë për jetën, ndërkohë që në spital janë 50 persona të shtruar që duan kujdes të shtuar mjekësore.
Shifrat gjithmonë në rritje nuk janë më një sinjal alarmi, por konfirmim se nëse vazhdohet me këto ritme, shumë shpejt do na kthehet karantinimi. të gjithë së bashku për dy muaj arritëm të përballojmë me sukses të keqen e cila nuk e kthehu Shqipërinë në një rast të humbur. Kur tragjedia ndodhte përtej detit në Itali me dhjetëra mijë viktima, Shqipëria ishte me shifrat më të ulëta mes të gjithë vendeve europiane. Por hapja i dha virusit më shumë mundësi përhapje dhe kjo po ndodh për fajin tonë.
Në rrugët e qyteteve të mëdha nuk ka më asnjë kujdes, asnjë masë distancimi fizik. Kjo është arsyeja që të prekurit më të shumtë ditët e fundit janë infektuar nëpër njësi tregtare, banka apo ndërmarrje. Kjo rritje e numrit të të prekurve nga koronavirusi nuk do ndodhte nëse do mbanim maskat e do dezinfektonim duart. Padija dhe neglizhenca është bërë bashkë me lajmet fake news dhe kjo ka çuar në mosrespektimin e masave të sigurisë. Është koha tani të veprojmë, në mënyrë që nesër mos shikojmë si mundësi të vetme karantinimin. A ju kujtohet Tirana dhe gjithë Shqipëria me rrugët bosh? Ajo kohë mund të rikthehet. E kemi vetë në dorë që të mos ndodhë.
Top Channel