Një aksident ka ndodhur në afërsi të urës së Milotit, ku në ecje e sipër ka marrë flakë një automjet.

Paraprakisht dyshohet se automjeti ka marrë flakë pas një shkëndije elektrike në kroskot, e si pasojë drejtuesja ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Mësohet se pasagjerja që ndodhej së bashku me shoferen E. D., 42 vjeçe është dëmtuar lehtë.

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 11:20, në afërsi të urës së Mifolit, në ecje e sipër ka marë flakë mjeti tip “Opel” me drejtuese shtetasen E. D., 42 vjeçe, banuese në Durrës.

Paraprakisht dyshohet se automjeti ka marë flakë pas një shkëndije elektrike në kroskot.

Për shkak të shkëndijës, drejtuesja ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja në mjet, shtetasja F. R, 51 vjeçe, banuese në Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA