Fier/ Bie nga skela e katit të dytë, ndërron jetë në spital punëtori
16/06/2020 13:50
Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Fierit, në lagjen “11 Janari”, ku një punëtor ka rënë nga skela e katit të dytë.
50-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin Rajonal të Fierit, por si pasojë e dëmtimeve të marra nuk mundi të mbijetojë.
Grupi hetimor mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Fier/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 11:30, në lagjen “11 Janari” Fier, shtetasi B. D., 50 vjeç, banues në Fier, duke punuar në banesën e shtetasit F. Y., ka rënë nga skela e katit te dytë.
Si pasojë e dëmtimeve të mara, shtetasi B. D ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top Channel