E njohu në Facebook/ Nusja i del burrë, e kuptoi pas dy ditësh

16/06/2020 20:59

Një burrë në Indonezi, është divorcuar vetëm dy ditë pas dasmës, pasi mësoi se gruaja e tij ishte një burrë. Burri i identifikuar si Muhamed 31-vjeç, kishte rreth një muaj që ishte njohur në Facebook me ish-partneren e tij Mita.

Dyshja shumë shpejt nisi takimet e tyre dhe Muhamed ra menjëherë në dashuri me të, duke e përshkruar si një grua të bukur dhe të këndshme. Pas disa takimeve ai i propozoi asaj për martesë dhe ‘ajo’ pranoi menjëherë.

31-vjeçari njoftoi familjen në lidhje me planet e tij për t’u martuar me Mitan. Siç e kërkon tradita indoneziane, prindërit vizituan shtëpitë e familjeve respektive dhe ranë dakord që të kurorëzonin këtë martesë. Dita e dasmës erdhi dhe në të ishin të ftuar shumë persona

Sakaq, Muhamed nuk dyshoi kur Mita refuzoi natën e parë të martesës të kryenin marrëdhënie seksuale. Por ditën e dytë Mita filloi të refuzonte përsëri të kryente marrëdhënie. Këtu Muhamed filloi të dyshonte dhe zbuloi se gruaja me të cilën ishte martuar, në të vërtetë ishte një burrë. Mbetet e paqartë rruga sesi 31-vjeçari e mësoi këtë gjë.

Por kur u rikthye në shtëpi për të pyetur Mitën për dyshimet e tij, ‘ajo’ e kishte braktisur. Martesa e Muhamed dhe Mitës është renditur si martesa më e shkurtër e regjistruar në rajonin Ëest Lombok të Indonezisë, shkruan The Guardian.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA