Bashkimi Evropian deklaroi se një hetim i pavarur duhet të fillohet menjëherë në lidhje me varret masive në qytetin Tarhuna në Libi.
Në një deklaratë nga zyra e Përfaqësuesit të Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell, thuhet se gjetja e varreve masive ka shkaktuar shqetësim të madh.
“Një hetim i pavarur mbi varret masive duhet të ndërmerret urgjentisht dhe ata që janë përgjegjës duhet të dalin para drejtësisë”, theksohet në deklaratë.
Borrell u ka bërë thirrje palëve në konfliktin në Libi që të respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar dhe t’i japin fund dhunës, duke theksuar nevojën për kthim në procesin politik të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara (OKB).
Ushtria libiane, e cila çliroi qytetin Tarhuna në juglindje të Tripolit nga milicitë e komandantit renegat Khalifa Haftar më 5 qershor, gjeti 106 trupa në një spital të qytetit, kurse më 12 qershor zbuloi tri varre masive në periferi të qytetit.
Top Channel