Policia e Londrës thotë se ka arrestuar një 26 vjeçare në lidhje me plagosjen e dy të rinjve shqiptarë në zonën Barking në lindje të kryeqytetit britanik.
Top Channel duke iu referuar njoftimit të policisë metropolitane raporton se e arrestuara është Rushelle McLaughlin banuese në Middlesex.
Ndaj saj janë ngritur akuzat për posedim të një arme zjarri dhe tentativë vrasje.
Dy shqiptarët u goditën me armë brenda makinës së tyre në rrugën Wilmington Gardens, më 4 Qershor 2020.
Drejtuesi automjetit 24 vjecari shqiptarë mbeti i plagosur rëndë dhe vijon të jetë në gjendje kome në spital.
Sipas komunitetit shqiptarë në Barking ai është Dashamir Gashi me origjinë nga Kukësi.
I plagosuri tjetër pa pasoja për jetën është një tjetër 20 vjeçar shqiptar.
Policia londineze nuk i ka bërë ende publike motivet e ngjarjes.
Top Channel