Ambasadori Luigi Soreca takim me ministren e Kulturës, ja çfarë u diskutua

16/06/2020 15:18

Ambasadori Luigi Soreca, Shefi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, u takua sot me Ministren e Kulturës Elva Margariti për të diskutuar mbi programin e ardhshëm të financuar nga BE-ja për rimëkëmbjen pas tërmetit në trashëgiminë kulturore – EU4Culture, programin e Bylisit për të promovuar sitin si një destinacion turistik dhe nisma të tjera të BE-së për promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë midis dy institucioneve në fazat e projektimit dh zbatimit të programeve të financuara nga BE-ja në kulturë, si dhe konsultimi me palë të interesuara përkatëse nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës.

Pas mbulimit mediatik të kohëve të fundit të programit të ardhshëm të financuar nga BE-ja për Bylisin, ju lutem gjeni bashkangjitur përgjigjen e Delegacionit të BE-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA