Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video-mesazh për të gjithë qytetarët, ku ju bën thirrje të ruajnë distancën dhe të dezinfektojnë ambjentin ku qëndrojnë.
Në videon e publikuar nga ministrja thuhet se “Viruset mund të jetojë në disa sipërfaqe për orë të tëra. Lani duart shpesh, përdorni ujë dhe sapunë për 20 sekonda ose dezinfektojini ato”.
Postimi i plotë i ministres Manastirliu:
“Çdo qytetar mund të ndihmojë në kufizimin e përhapjes së #COVID19
#RespektoniRregullat
↔️Kur dilni, ruani distancën 1.5 metër
?Mbani maskë/barriera mbrojtëse kur nuk është e mundur të ruhet distanca fizike
?Lani shpesh duart
?Dezinfektoni dhe ajrosni ambientet ku qëndroni
‼️#RuaniShëndetin #Mbroni veten dhe të tjerët”.
Top Channel