Kina lë pas SHBA në përballjen për opinionin botëror mbi menaxhimin e krizës së koronavirusit. Sipas një sondazhi të fundit, vetëm tre vende në gjithsej 53, besojnë se SHBA e ka menaxhuar pandeminë më mirë se sa rivalja e saj.
Sondazhi është kryer nga kompania gjermane e kërkimeve, Dalia dhe aleanca e fondacioneve demokratike, një organizatë që kryesohet nga ish sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Snders Fog Rasmussen, dhe në të janë anketuar 120 mijë njerëz. Ai tregon një pakënaqësi të dukshme me lidershipin amerikan. Sondazhi ka zbuluar se elektroratet në Greqi, Tajvan, Irland, Korenë e jugut, Australi dhe Danimarkë, janë më të kënaqurit në botë me performancën e qeverive të tyre në kontrollimin e koronavirusit. Në fund të listës janë Brazili, Franca, Italia, SHBA dhe Britania.
Vetëm një e treta e njerëzve në botë ka thënë seSHBA ka reaguar mirë ndaj covid 19 krahasuar me më shumë se 60 për qind që thonë se përgjigjia e kinës ishte e duhura. Në vetëm tre vende, Tajvan, SHBA dhe Korenë e jugut, më shumë njerëz mendojnë se SHBA ka reaguar më mirë ndaj pandemisë se kina. Vetëm një e treta e evropianëve ndërkohë besojnë se SHBA është një forcë pozitive për demokracinë globale, ndërkohë që gjysma e tyre thonë se ajo ka pasoja negative.
Top Channel