Punonjës pozitiv me Covid-19, Bashkia e Durrësit mbyll dyert për qytetarët!
15/06/2020 11:16
Ditën e sotme ku është shënuar edhe numri më i lartë i rasteve me Covid-19, mësohet se Bashkia e Durrësit ka mbyllur dyert për qytetarët.
Një tjetër punonjës i sektorit të urbanistikës ka rezultuar pozitiv, ndërsa të gjithë punonjësit e sektorit janë vetëkarantinuar.
Shumë punonjës të tjerë që kanë qenë në kontakt me koleget e urbanistikës janë vetëkarantinuar duke mbyllur dyert e bashkisë së Durrësit për qytetarët, si masë mbrojtëse.
Kujtojmë që ditën e sotme janë raportuar 69 raste të reja me Covid, shifër kjo më e lartë e shënuar që nga fillimi i pandemisë. Nga 69 rastet e reja vetëm një rast ishte në Durrës.
Top Channel