“Pse dy biznesmenë harxhojnë 160 mijë euro për një biznes të dështuar?”/ Përfaqësuesi i ONM “gozhdon” me pyetjet Fatmira Hajdarin

15/06/2020 14:40

Theo Jacobs vëzhgues i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i pranishëm në seancën e vetingut të Fatmira Hajdarit pati disa pyetje të cilat e vunë ‘me shpatulla pas muri’ atë.

Top Channel iu sjell pjesë nga debati të zhvilluar në sallë.

Theo Jacobs: Po lexoj gjithë këto fakte të përmbledhura të cilat nga një këndvështrim tjetër marrin një tjetër kuptim,Nuk po ju akuzoj pse nuk dhatë një përgjigje, por po ju jap një shembull, atë për sallën në qytetin studenti.

Faktet janë: Një kredi 19 milionë, fakti i dytë një kontratë qeraje dy vjet më vonë në 2009 dhe duke qënë se ka kaluar një periudhë kredia u disbursua në dy këste.

Pra ky biznes nuk eci, ishte një dështim, ju merrni një kredi 19 milion lekë. Nëse bëjmë përllogaritjet , duhet të paguani 3.5 milionë lekë në vit.

Qeraja është shumë më e madhe se aktiviteti, dhe për të qenë të sinqertë ky aktivitet ishte një dështim. Por më pas ju e shitët këtë biznes 160 mijë euro për një biznes komplet të dështuar. Unë ju pyes dhe ju nuk përgjigjeni.

Pse dikush merr një kredi në 2007, firmos kontrate në 2009, pse e keni marrë këtë kredi para kontratës së qerasë?

Pse dy biznesmenë harxhojnë 160 mijë euro për një biznes të dështuar. Në Belgjikë për këtë ne themi: kjo nuk është normale!

Pse ju me pas e përshkruat si kursime familjare? Pra unë mund të vazhdoj me orë të tëra me pse-të e mia…

Ka pyetje që janë lënë pa përgjigjje.

Të gjitha këtyre pyetjeve Fatmira Hajdari iu përgjigj duke thënë : Gjithçka fola është e vërteta, me të gjitha ato që thashë dhe ju kam vënë në dispozicion se deklarimi im është i saktë. Nuk kam kryer fshehje të pasurisë, nuk kam kryer deklarim të rremë. Kam plotësuar formularin e pastërtisë së figurës në mënyrë të sakte, nuk kam kontakte të papërshtatshme. Kërkoj riçelje të hetimit për kriterin e tretë për aftësitë profesionale. Nëse kjo kërkesë rrëzohet, kërkoj konfirmimin në detyrë

Ndërkohë që KPK për këtë kërkesë të fundit u përgjigj: për riçelje të hetimit të kemi kthyer përgjigjje me email.

Trupi gjykues la për në datën 18 qershor vendimin.

Lexo edhe:  https://top-channel.tv/2020/06/15/revokimi-i-vizes-nga-ambasada-amerikane-fatmira-hajdari-eshte-bere-sepse-jam-ne-veting/

https://top-channel.tv/2020/06/15/fatmira-hajdari-sfidon-kpk-ne-hajdeni-shikoni-shtepine-mos-mendoni-qe-kam-vile-marramendese/

https://top-channel.tv/2020/06/15/10-kate-pallat-pa-leje-fatmira-hajdari-ne-lot-para-kpk-ish-kryeministri-asaj-kohe/

https://top-channel.tv/2020/06/15/e-papershtatshme-shba-i-revokoi-vizen-fatmira-hajdari-me-moren-ne-telefon-nga-ambasada-dhe/

https://top-channel.tv/2020/06/15/fatmira-hajdari-10-kate-pallat-pa-leje-kpk-ndertimi-i-paligjshem-ne-nje-pjese-toke-qe-nuk-eshte-prone-e-tyre/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA