Lëvizte me lëndë plasëse me vete, policia e Lezhës ndalon një shtetas
15/06/2020 11:54
Burime për Top Channel bëjnë me dije se ditën e sotme një person është ndaluar nga policia e Lezhës, pasi ju gjet një sasi lëndë plasëse.
Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga gazetarja e Top Channel mësohet se personi në fjalë është ndaluar në qytetin bregdetar të Shëngjinit.
Pritet një njoftim zyrtar nga organet policore mbi këtë çështje, por burimet mësojnë se sasia e lëndës plasëse ishte e vogël.
Top Channel