Kryeministri Avdullah Hoti gjatë një takimi sot me shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark, ka njoftuar këtë të fundit lidhur me prioritetet e Qeverisë për menaxhimin e COVID-19, rimëkëmbjen ekonomike, zhvillimin ekonomik, forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Hoti me këtë rast tha se Qeveria e Kosovës është duke punuar me përkushtim në avancimin e rendit dhe të ligjit në vend, mbështetjen e institucioneve të sigurisë si dhe aspekte tjera që ndërlidhen me fushën e integrimit evropian dhe euroatlantik.

Ai po ashtu theksoi se bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe EULEX-it do të jetë në suaza të forcimit të shtetit të së drejtës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA