Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Shtetit për Evropën të Gjermanisë, Michael Roth.
Në fokus të telefonatës ishin përgatitjet e Presidencës gjermane të Këshillit, ku Ballkani Perëndimor pritet të jetë në qendër të vëmendjes dhe përmbushja e të gjitha detyrimeve nga Shqipëria për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
“Nënvizuam përkushtimin e patjetërsueshëm të Shqipërisë për të zbatuar të gjitha kushtet e nevojshme për të përparuar në rrugëtimin evropian.”- u shpreh Cakaj në një postim në Facebook mbi bisedën e zhvilluar me Roth.
Gjithashtu, biseda u përqendrua edhe në bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si dhe mes BE-së në luftën e përbashkët kundër pandemisë COVID19.
“Përderisa vlerësuam pozitivisht përpjekjet tona, u pajtuam për të bashkërenduar veprimet për hapjen graduale të kufijve dhe rimëkëmbjen ekonomike.”- përfundoi Kryediplomati Cakaj reagimin e tij.
Top Channel