Alimadhi zbulon kërkesat e 7 subjekteve politike: Duam sistem të pastër kombëtar, jo rajonal

15/06/2020 15:29

Ka përfunduar mbledhja e partive opozitare parlamentare për kodin Zgjedhor.

Shtatë subjekte politike të opozitës parlamentare janë dakordësuar sot për 3 kërkesat e tyre lidhur me Reformën Zgjedhore.

Adriatik Alimadhi bën me dije se 3 kërkesat e tyre janë jo një sistem zgjedhor me 12 rajone, por një sistem të pastër kombëtar. Ai po ashtu kërkon që asnjë subjekt politik në zgjedhje mos financohet nga shteti si dhe depolitizim të administratës zgjedhore.

“Kemi dhe propozimet tona. Është e dobishme të sqarojmë. Të gjithë ata deputetët e tjerë që kanë firmosur, ka përplasje mes deputetëve de kryetarët të grupeve. Kemi kontribut real. Nuk mundet që asnjë deputet të thotë hajdeni kryetarëve të grupeve një sistem me 12 rajone. Ne duam sistem të pastër kombëtar. Unë si subjekt politik të marr në zgjedhje atë që meritoj”.

Alimadhi më tej thotë se deri tani këto kërkesa nuk janë marrë parasysh prandaj dhe u zhvillua sot mbledhja në Kryesinë e Kuvendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA