Real Madridi mban ritmin e Barcelonën në këtë rikthim të La Ligas, pas ndërprerjes për shkak të COVID-19. “Los Blancos” fituan 3-1 përballë Eibarit në atë që ishte edhe sfida e rikthimit në formacion e Eden Hazardit, i cili ka munguar për një kohë shumë të gjatë për arsye dëmtimi. Futbollisti belg u aktivizua titullar dhe u zëvendësua në minutën e 61-të nga Vinicius, duke lënë shenjë edhe më një asist në stadiumin “Alfredo di Stéfano”.
Reali e nisi furishëm takimin, duke i shënuar të tre golat që në pjesën e parë. Pa u mbushur katër minuta lojë, e zhbllokoi sfidën Toni Kross, ndërsa në të 30-ën e gjeti rrjetën Sergio Ramos, i shërbyer pikërisht nga Hazard. Marcelo beri që Eibari të kapitullonte me golin e 3-0 në minutën e 37-të.
Ritmi i “Los Blancos” ra ndjeshëm në fraksionin e dytë, ndikuar edhe nga hipotekimi i suksesit. Miqtë shkurtuan diferencën në minutën e 60-të me Bigan, por asgjë më shumë, pasi Reali e administroi lojën madje, duke kursyer energjitë (kreu pesë zëvendësimet e mundshme).
Top Channel