Japoni/ Shpërthim në fabrikën “Honda”, 2 punëtorë përfundojnë në spital

14/06/2020 10:27

Një shpërthim është raportuar në fabrikën e “Honda Motor” në Japoninë qendrore, njofton policia këtë të dielë.

Si pasojë e shpërthimit dy punëtorë janë dërguar në spital me djegie të rënda.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 09:15 të mëngjesit të kësaj të diele (14 qershor) në uzinën e Hondas në qytetin Suzuka, tha një oficer policie, raporton Reuters.

Dy punëtorë, në të 20-at e tyre janë plagosur rëndë dhe u dërguan menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Kompania po heton më tej për të zbuluar më tepër rreth këtij incidenti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA