Numri i infeksioneve në Pakistan mund të dyfishohet deri në fund të qershorit dhe të arrijë në mbi një milion vetëm një muaj më vonë, paralajmëroi sot ministri i Planifikimit Asad Umar.
“Ekspertët vlerësojnë se numri i rasteve të konfirmuara mund të shkojë deri në 300,000 deri në fund të qershorit nëse vazhdojmë të flasim për procedurat standarde operative”, tha Umar, i cili po ndihmon në koordinimin e përgjigjes së qeverisë.
“Ne kemi frikë se numri i rasteve të konfirmuara mund të shkojë më tej në 1.2 milion deri në fund të muajit të ardhshëm,” shtoi ai duke folur para gazetarëve në Islamabad.
Me gati 140,000 raste dhe mbi 6.400 vdekje, ministri pakistanez u kërkoi qytetarëve të respektojnë udhëzimet për distancë shoqërore, higjienë dhe masat e tjera për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.
Top Channel