Parku arkeologjik i Antigonesë është një nga ofertat më interesante në rrethinat e Gjirokastrës. Shumica e vizitorëve të këtij sezoni këtu janë shqiptarë, pasi të huajt e kanë të pamundur të hyjnë për shkak të kufizimeve dhe shumica e shqiptarëve sipas administratorëve të parkut vijnë këtu për herë të parë.
” Shumica janë vizitorë që vijnë për herë të parë. Duke patur parasysh edhe atë mbylljen njerëzit po lëvizin për të ⁶. Duke munguar edhe turistët e huaj sivjet mungohemi që ta mbushim boshllëkun me turista vendas. Ne kemi bërë gati guidat sivjet dhe fletëpalosjet në dy gjuhë në shqip dhe me hapjen e kufinjve presim që të vijnë edhe vizitorë të huaj. Besoj se sivjet nuk do të mungojnë. Kemi marrë masa siç është reduktimi i çmimit të biletës në 100 lekë dhe çdo e diel e muajit është pa biletë dhe kjo ju jep mundësi të gjithëve të kenë akses në park.”
Ky shteg natyror është një mënyrë e re për të arritur në parkun arkeologjik të Antigonesë, një nga parqet më të rëndësishëm në Jug të vendit. Deri vitin e kaluar ndiqej vetëm nga vizitorë të huaj kurse këtë vit është duke u përshkuar edhe nga vizitorë shqiptarë.
” Ishte shumë interesante dhe e bukur. Rruga ishte pak e vështirë sepse ne vendosëm që ta ngjisnim me këmbë por ishte një eksperiencë e mrekullueshme. Nuk kisha qenë më parë dhe duket se ka akoma shumë për të zbuluar.”
Instituti i Arkeologjisë ka paralajmëruar se edhe këtë verë do të ketë gërmime arkeologjike. Është një fazë gërmimesh e cila synon të nxjerrë në dritë dy monumente kryesore që do ta kompletonin imazhin e Antigonesë. Bëhet fjalë për teatrin dhe për tempullin antik.
Të dy këto monumente ka vite që po kërkohen nga arkeologët. Në fillim të vjeshtës pritet që edhe arkeologët italianë të cilët për momentin janë të kufizuar në lëvizje ti bashkohen ekipeve shqiptare jo vetëm për kërkimet në Antigone por edhe në qytetërimin e Melanit, në sitin e Adrianopolit dhe në sitin e Paleokastrës, të gjitha në luginën e Drinos.
Top Channel