Pogradec, më pak prenotime/ Mungojnë pushuesit edhe pse gjithçka është gati

13/06/2020 13:54

Në qytetin e Pogradecit pushimet e verës mund të kalohen buzë liqenit, në Drilon e shumë atraksione të tjera që nisin nga Lini e deri në Tushemisht.

Këtu shtëpitë e pushimit apo hotelet variojnë nga 20-50 mije lekë në natë ndërsa mund të shijohet edhe korani peshku aq i njohur i liqenit.

Një vit më parë në të njëjtën periudhë këtu në Drilon thuajse vështirë mund të gjeje vende pasi pushues të shumtë shqiptarë dhe të huaj zgjidhnin të pushonin duke shijuar këtë bukuri natyrore por tani nuk është më e njëjta situatë. Rezervimet janë të pakta dhe pushuesit mungojnë.

Prej vitesh Pogradeci është përqëndruar tek turizmi gjithëstinor por pandemia bëri që turizmi të kërcënohet ndjeshëm dhe bizneset këtu të jenë të zbrazëta ndërsa banorët të kenë më pak mundësi punësimi e të ardhurash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA