Kaos në futbollin anglez, Lampard “ndez zjarrin” dhe shkaktoi një konflikt masiv në fushë, në Southampton.
Milani është vetëm një hap larg zyrtarizimit të mbrojtësit të talentuar francez Pierre Kalulu, kontrata e të cilit me Lyonin do të përfundojë më datën 30 qershor dhe më pas do të jetë i lirë të vendosë për të ardhmen e tij.
Futbollisti që aktivizohet si mbrojtës i djathtë, por edhe në qendër, nuk ka debutuar me skuadrën e parë të Lyonit, ndërsa të rinjtë i ka udhëhequr deri në çerekfinalet e Youth Leagues, deri kur futbolli u ndërpre për shkak të pandemisë.
Mediat italiane konfirmojnë se menaxherët e futbollistit janë takuar me Paolo Maldinin dhe kanë rënë dakord për transferimin te kuqezinjtë, ndërsa pritet vetëm 1 korriku për të zyrtarizuar afrimin e parë të kuqezinjve.Në këtë mënyrë Milani “djeg” konkurrencën e shumë klubeve, me në krye Bayernin e Mynihut, që ishin vënë në lëvizje për të siguruar shërbimet e Kalulu, një futbollist që cilësohet si një nga mbrojtësit me të ardhme të ndritur.
Top Channel