Kontinentet amerikane/ Gjysma e rasteve globale të covid

13/06/2020 14:18

Amerika e Veriut dhe ajo e Jugut zënë tani gjysmën e rasteve të konfirmuara të koronavirusit në shkallë globale, me Brazilin që është vënë në epiqendër të pandemisë.

Vendi më i madh në amerikën latine ka 828810 raste të konfirmuara, shifra më e lartë kjo në botë pas asaj në shtetet e bashkuara. Ai po ashtu ka edhe numrin e dytë më të lartë të viktimave në botë, afro 42 mijë, duke lënë pas kështu edhe britaninë e madhe.

Por, në Brazil, shifrat mendohet se janë shumë më të larta, për shkak të testeve të pamjaftueshme atje. Po ashtu besohet se vendit i duhen edhe disa javë të tjera që të arrijë pikun e pandemisë. Presidenti i të djathtës ekstreme, Jair Bolsonaro, vazhdon të minimizojë virusin duke u fokusuar tek dëmet ekonomike të izolimit.

Në anën tjetër edhe meksika ka shënuar një rekord të ri në shifrat ditore duke kaluar 5 mijë raste të reja në një ditë, për të parën herë. Zyrtarët e shëndetësisë raportuan 5222 raste të reja mbrëmjen e të premtes dhe 504 viktima.

Vendi tani ka një total prej 139196 rastesh të konfirmuara dhe 16448 viktima. Më shumë se 7.6 milionë raste të koronavirusit të ri janë konfirmuar në të gjithë botën e po ashtu edhe mbi 425 mijë viktima, sipas universitetit john hopkins.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA