Edhe pse pylli i Sodës në Vlorë tashmë ka një rrugë të re turistike dhe duket sikur vërtet në brendësi të tij gjejmë kuptimin më të plotë të “gjelbërim dhe ajër i freskët”, realisht ky pyll nuk merr dot frymë nga mbetjet njerëzore.

Në këtë hapësirë të sheh syri inerte të pafundme edhe pirgje të tëra pishash të rrëzuara si rrjedhojë e fenomeneve natyrore, por dhe dorës së njeriut. Gjurmët e neglizhimit dhe abuzimit në këtë pyll duken qartë. Mbrojtja dhe menaxhimi është në gjendje kritike prej kohësh.

Mospatja e një plani ligjor për periudhën kur pemët duhet të priten bën që banoret që jetojnë në brendësi të pyllit të presin pa kriter sasie e kohe pishat, e sigurisht mungon dhe ndëshkimi ligjor për të tilla shkelje.

Specialisti i mjedisit në Vlorë, Simo Ribaj thotë se shkaku i kësaj situate janë papërgjegjshmëria e qytetarëve. Ky pyll i mbjellë nga vetë banorët para 60 viteve duhet mbrojtur pasi është mushkëria e qytetit të Vlorës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA