Ka përfunduar takimi i Këshillit Politik dhe Rudina Hajdari tha se detyra e saj në këtë këshill ka mbaruar.

Ajo tha se tani e tutje do përkushtohet për t’i zbatuar ato në parlament.

“Mendoj se kjo tryezë në fakt e ka përfunduar pjesën politike , kemi rënë dakord për një marrëveshje që ktheu LSI dhe PD në sistem . Duhet të kodifikojmë marrëveshjen që ta çojmë në Kuvend. Por beteja ime nuk është më në këtë këshill por në parlament, për reformën zgjedhore.

Ne do shkojmë duke propozuar listat e hapura, dhe në vijim do vijojmë mbi atë që është kërkuar nga diaspora për votën e tyre.
Do luftojmë t’i jepet e drejta e tyre. Tek administrata, beteja ime në këtë këshill ka mbaruar, por duhet tja lëmë në dorë të zbatojnë marrëveshjen”, tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA