Nga dhunimi i nënës dhe motrës te vjedhja/ 5 të arrestuar në Durrës, mes tyre 2 të shpallur në kërkim

12/06/2020 11:20

Janë kapur dhe ndaluar 2 persona të shpallur në kërkim kombëtar në Durrës, si dhe janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Kështu ra në pranga Y. U., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja” si dhe S. P., 25 vjeçe, banuese në Durrës, pasi Gjykata e Apelit Durrës e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

K. C., 27 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës dhe motrës së tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një përforcues grushti.

Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. D., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.56 mg/l dhe gjatë manovrës për të kthyer mjetin e tij, ka goditur në pjesën e pasme automjetin e Policisë, i cili ishte i parkuar.

I. D., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA