Dëshmitarë të tmerruar fotografuan sot momentin kur një sulmues me thikë u neutralizua nga disa punonjës të rastit në mes të ditës në veri të Londrës, pasi kishte goditur një qytetar me simbole hebreje.

Një korrier me biçikletë ndaloi për të ndihmuar në skenën kaotike që po zhvillohej, së bashku me punonjësit e ndërtimit Lazar Friedlander dhe i vëllai Matt, që vrapuan drejt sulmuesit pasi dëgjuan një ulërimë të frikshme.

“Ne vrapuam jashtë pamë që një njeri hebre ishte sulmuar dhe thërriste ‘ai ka thikë’. Unë dhe vëllai e mposhtëm atë dhe i vumë duart prapa trupit deri sa erdhi policia. Disa njerëz të tjerë po përpiqeshin të ndihmonin. Por nuk mund ta quaj veten hero, ne vepruam mes emocioneve të momentit”, tha Lazar pas incidentit.

Viktima e sulmit ishte një burrë në të 50-at dhe u fut për t’u mbrojtur në një kafe aty pranë, para se të dërgohej në spital për plagën e thikës dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA