Në muajin maj policia e Fierit zhvilloi operacionin antidrogë i koduar “Laboratori”, ku u arrestuan Qamile dhe Anxhelo Kapaj teksa u shpall në kërkim Aleksandër Kapaj kryefamiljari , pasi banesën e tyre e kishin kthyer në laborator kanabisi.
Por sot policia e Fierit njofton se Aleksandër Kapaj ka rënë në prngat e policisë.
“Në datën 01.05.2020, Policia e Fierit zbuloi një laborator që ishte në funksion të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë operacionit u vunë në pranga 2 autorë të dyshuar, u shpallën në kërkim 2 të tjerë dhe u proceduan penalisht 3 elektricistë.
Ditën e sotme u bë e mundur kapja e njërit prej autorëve të shpallur në kërkim, i cili kishte përshtatur banesën si laborator për të kultivuar drogë.
Vijon puna për kapjen e autorit tjetër që është shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale“, njofton policia.
Vijon..
Top Channel